Vetëm dy personave u interesonte sot prishja e seancës parlamentare

Nga Roland Bejko

Vetëm këta dy persona sot nuk ishin të interesuar për debat në Parlament: Edi Ramës dhe Sali Berishës.

I pari ishte Autori i skenarit të gjasme implikimit të PD në sponsorizime rusësh.

I dyti, është ekzekutori i skenarit të atij të parit brenda PD duke i marë të mirëqëna shpifjet e Ramës me qëllim për likujdimin politik të ish kryetarit të PD dhe mbështetësve të tij. Madie veç baltës që vetëm ai di të hedhë mbi kundërshtarët, ngriti edhe një komision brenda foltores për të bërë medemek transparencë.

I pari, Rama nuk mori fare pjesë në seancë dhe la porosinë te kryetarja e kuvendit që ky debat të mos merrte udhë.

I dyti, Berisha, shkoi dhe e pushtoi foltoren e kuvendit, që të prishej seanca, ta përjashtonin, dhe mundësisht ta përzinin prej andej me forcë me punonjësit e gardës.

Berisha nuk kish interes t’i linte deputetët e tjerë të flisnin sot. Minimalisht dikush prej deputetëve të PD që nuk e mbështesin do t’i kujtonte se ai nuk ka asnjë të drejtë morale dhe politike të denoncojë Ramën për komplot ndaj PD-së sepse nëse Rama komplotoi, Berisha e ekzekutoi komplotin e tij brenda PD ku akuzoi ish kryetarin si bashkëpunëtor të rusëve. Ndërsa nëse seanca do zhvillohej normalisht, socialistët do ta sulmonin për dosjen e 21 janarit, dhe do t’i kujtonin se i biri sapo kishte dalë nga zyrta e SPAK-ut.

Ndërkohë, vazhdon ende të mos shprehë pendim për krimin që ka bërë brenda PD, ku kryetarin legjitim e largoi me akuzat si i shitur te Rama, dhe i implikuar në afera me rusët, por bën sikur nuk ka ndodhur gjë.

Latest articles

Related articles