Sali Berisha dhe Vangjel Dule, kanë kryer një vepër anti-shqiptare


Nga Indrit Vokshi

Dje, Sali Berisha dhe Vangjel Dule, kanë kryer një vepër anti-shqiptare.
Kanë zyrtarizuar si kandidat për Bashkinë Himarë, Fredi Belerin. I dënuar me dy vendime gjykate në 2004, 2006, për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare. I akuzuar dhe i ndaluar si pjesë e organizatës “Mavi”, si pjesë e skuadrës që kreu Masakrën e Peshkëpisë në 10 prill 1994; Masakra e Peshkëpisë është sulmi mbi pikën kufitare shqiptare, sulm me anë të të cilit ata vrarë ushtarin Arsen Gjini, komandantin Fatmir Shehu dhe plagosën 10 ushtarë të tjerë.
Së pari Himara nuk është trevë minoritare greke. Ajo është pjesë historike e Labërisë. Prandaj nuk mund ta negociosh me partinë e minoritetit. Së dyti, nuk mund të kandidohen armiqt e shtetit. Këta shiten në mënyrë poshtëruese. Mendon Saliu se duke u dorëzuar tek grekët, do fitojë diçka. Le të dorëzohet sa të dojë, asgjë sdo fitojë, tashmë ka humbur mbështetjen e tharmit shqiptar.

Mardhëniet tona me Greqinë duhet të jenë të mira e në të gjitha parametrat si mardhënie me një shtet fqinj. Por asnjëherë poshtëruese.

Latest articles

Related articles