Edi Rama është i përfshirë në akuzën në SHBA ndaj një ish zyrtarti të korruptuar të FBI.
Skandali ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, ndërsa kryeministri në daljen e parë mediatike tentoi ta relativizojë pozicionin e tij të vështirë në Shtetet e Bashkuara. Charles McGonigal u mor zyrtarisht i pandehur nga gjykatat amerikane dhe rrezikon deri në 20 vite burg për mosdeklarimin e parave që ka marrë nga një mik i Edi Ramës, Agron Neza, si dhe për kontaktet e padeklaruara me të dhe zyrtarë të tjerë të huaj.
Katër herë është takuar McGonigal me Edi Ramën, ndërsa udhëtimet drejt Shqipërisë nuk i ka deklaruar.
Skandali sa vjen dhe thellohet e detajet e reja nuk mungojnë.