De-oligarikizimi si nevojë e kohës..

Nga Zef Preçi

Një oligarki, siç diskutohet në vepren Republika te Platonit dhe në Politika e Aristotelit, është një formë qeverisjeje e kontrolluar nga një grup i vogël. Në kuptimin e tij aktual në vendet ish-socialiste jashte BE dhe ne Rusi, termi “oligark” nënkupton një biznesmen që kontrollon burime të mjaftueshme për të ndikuar në politikën kombëtare.
Oligarkët jane ata sipermarres biznesi të periudhes post-komuniste ne vendet e Europes Lindore dhe ne Rusi që grumbulluan me shpejtësi pasuri në vitet 1990 nëpërmjet privatizimit te prones publike që pasoi shpërbërjen e ekonomise se centralizuar. Shteti post-totalitar i dështuar komunist ndertoi nje kuader ligjor te manget/te dyshimte mbi pronësinë e aseteve shtetërore, gjë që lejonte marrëdhenie jozyrtare me ish-zyrtarët e regjimit komunist si një mjet për të fituar pronë shtetërore. Shfaqja e oligarkeve te pare apo krijimi i oligarkise lidhet kryesisht me periudhën e liberalizimit të tregut, dmth me deshtetezimin e monopoleve shteterore te trasheguara nga periudha e ekonomise se centralizuar.

1. Tipare te oligarkise post-komuniste: Rusia, krahasim me Shqiperine
Si kudo ne boten e sotme, rritja ekonomike është shtimi e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve gjatë një periudhe te kohes dhe varet nga katër faktorët e prodhimit: toka, puna, kapitali dhe sipërmarrja. Pikerisht marrja nen kontrolli nga ana e oligarkeve e ketyre faktoreve, duke vendosur nje radhe te marrjes nen kontrol qe lidhet me normen e fitimit dhe sidomos per burimet e fundme apo te paperseritshme te rritjes, mund te konsiderohet edhe si procesi i oligarkizimit te ekonomise sone kombetare.
Një numër relativisht i vogël i sipermarresish te lidhur ngushte me eliten politike te vendit, pjesa me me madhe e te cileve vijne nga administrata e ish-regjimit te meparshem me akses ne informacion dhe ne vendim-marrjet strategjike ne momentin e transformit sistemik te filluar ne 1991, te njohur ne publik si “oligarkët”, kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë shqiptare.

# ASPEKTET KRYESORE QE KARAKTERIZOJNE OLIGARKINE POST-KOMUNISTE: RASTI I RUSISE SHQIPERIA?
1 Administrate/burokraci grabitqare dhe e korruptuar e trasheguar nga regjimi komunist Oligarkët – e vetmja kundërpeshë e mundshme ndaj kesaj administrate Jo-identike
2 Burokracia pengon reformat pro ekonomise se tregut Një grup unik që është i gatshëm dhe i aftë të lobojë për zhvillimin e institucioneve të tregut Jo-identike
3 Qeveria nuk disponon mjete financiare per zhvillimin e industrive, etj. Ata janë gjithashtu të vetmit pronarë vendas që mund të përballojnë investimin dhe ristrukturimin e industrive në një mjedis biznesi jomiqësor Jo-identike
4 Dobësojne ekonominë kombetare duke zhveshur asetet nga firmat vendase/nuk dipsonojne kapitalet e nevojshme per ristrukturim e modernizim Plotesisht identike
5 Dërgojne shuma te medha parash jashtë vendit Plotesisht identike
6 Sillen me përbuzje ndaj idesë se pronës private dhe korporatës Pjeserisht identike
7 Dobesojne institucionet demokratike të vendit Plotesisht identike
8 Thellojne pabarazinë sociale nepermjet kapjes prej tyre të politikës shtetërore qendore dhe lokale Plotesisht e vertete

Për shumë qytetare shqiptare, termi “oligarkë” mund të ketë një konotacion negativ. Ne kuptimin e debatit te ketij aktiviteti, padyshim qe nuk behet fjale per një gjykim ligjor, ekonomik ose moral për biznesmenët më të pasur të vendit, por thjesht si term konvencional dhe i përshtatshëm për t’ju referuar asaj kategorie te pasunareve te periudhes mbas vitit 1991 qe jane bere te tille kryesisht nga zoterimi i aseteve te rendesishme natyrore te vendit, fondeve publike te buxhetit qendror e vendor dhe te drejtave eksluzive te shtetit.
2. Korrupsioni, Kapja e Shtetit dhe De-Oligarkizimi
Që nga viti 2001, rrjeti i Lidershipit te Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI), ne cilin Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike qe une drejtoj eshte antare nga Shqiperia ka përdorur Sistemin e Monitorimit të Korrupsionit (CMS) për të analizuar dhe per te monitoruar nivelet e korrupsionit në secilin vend. CMS është një metodologji e zhvilluar nga Qendra për Studimin e Demokracisë (Bullgari) dhe njihet nga OKB si një nga sistemet më të mira për monitorimin e korrupsionit. Kjo metodologji lejon krahasueshmërinë e të dhënave midis vendeve dhe regjistron nivelin aktual dhe prirjet e përfshirjes së drejtpërdrejtë në korrupsionin administrativ, si dhe qëndrimet, vlerësimet dhe pritshmëritë e publikut në lidhje me korrupsionin.
Ne nje analize te vitit 2016 me titull “Lufta Kunder Rreziqeve te Qeverisjes Ne Energjetike dhe Kapjes Se Shtetit Ne Ballkanin Perendimor dhe Turqi”, kemi evidencuar se “Traditat e dobeta te demokracise, rrjetet e proteksionizmit politik, oligarkia ekonomike, dhe praktikat e erreta te biznesit te ushqyera nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, kane penguar suksesin e nismave kritike reformuese ne sektoret me te rendesishem te ekonomise”.
Nje instrument tjeter qe SELDI ka zhvilluar gjate kesaj periudhe eshte edhe ajo qe njihet si Diagnostifikimi i Vleresimit te Kapjes se Shtetit (SCAD), permes te cilit identifikohen sektoret shume te cenueshem ndaj monopolizimit. Permes ketij instrumenti dhe te tjerve si keto jane trajtuar ceshtje te tilal si: Integriteti i prokurimeve publike; ndryshimet ne prokurimet publike dhe mbiperdorimin e procedurave urgjente qe lidhen me perballimin e COVID-19; rreziku i korrupsionit lidhur me prokurimet ne sektorin e kujdesit shendetesor; qeverisjen e ndermarrjeve shteterore ne sektorin e energjise, etj.
Hulumtimet tona empirike të mëparshme dhe aktuale si ne kuadrin e SELDI-it, ashtu edhe te R2G4P me cojne ne perfundimin se ne ekonomine shqiptare kapja e shtetit ka shtrembëruar dukshem proceset reformuese ne ekonomi, ndersa atrofizimi i strukturave rregullatore te tregjeve ka mundesuar krijimin dhe ruatjen e strukturave monopoliste apo oligopoliste, vendase dhe te huaja, të mbështetura edhe nga elita politike drejtuese për interesa të fuqishme elektorale dhe financiare.
Nje numer punimesh serioze te tjera kane denoncuar korrupsionin e madh dhe te kapjen e shtetit nepermjet ligjeve te porositura duke pasqyruar nevojen e cmontimit te ketyra peaktikave qeverisese (Transparency International ne bashkepunim me IDM, 2021).
Sic dihet, De-oligarkizimi eshte një koncept i njohur për njerëzimin për rreth 100 vjet qe fitoi popullaritet gjatë fushatës zgjedhore të Theodore Roosevelt në Shtetet e Bashkuara (1858-1919). Keshtu në vitin 1890, republikanët sollen në Kongres Aktin Sherman, i cili e shpalli krim pengimin e tregtisë së lirë duke krijuar një trust (monopol) dhe duke bashkëpunuar për këtë qëllim. Në thelbin e tij, ligji ishte baza e legjislacionit antitrust të drejtuar kundër uzurpimit të tregut nga Rockefeller. Ne i perdorim krahasimet e ekonomise sone me SHBA jo se ato mund te krahasohen, por se keshtu mund te kuptojme se ku gjendet ekonomia jone kombetare…
Historikisht, oligarkët amerikanë kane krijuar ekonominë, jane fuqizuar duke rritur pasurinë kombëtare dhe më pas kane fituar ndikim mbi qeverinë. Përkundrazi, oligarket ne vendet post-komuniste patën mundësinë të pasurohen përmes aksesit në pushtet dhe burime kombëtare. Ne keto vende dhe ne Shqiperi, ata u shfaqën si pasojë e kolapsit të sistemit te ekonomise se centralizuar kur një pjesë e konsiderueshme e pronës shtetërore kaloi në pronësi të tyre. Ata vazhdojnë ta trajtojnë buxhetin e shtetit si burim pasurimi.
Ne ditet tona jane bere perpjekje per zgjidhjen ligjerisht te ketij problemi nepermjet nje ligji special qe jo vetem perkufizon cfare eshte nje oligark, por edhe vendos disa kufinj te pjesmarrjes se tij ne jeten politike te vendit, etj., (Ukraina, 2021), por situata mbetet shqetesuese ne shume vende.
Ne keto kushte sfida e deoligarkizimit është realisht e frikshme dhe vetem rritja e transparencës, rritja e përgjegjshmërise politike dhe ekonomike, nxitja e konkurrenca se mbrojtur ne ligje qe zobatohen, mund te coje ne fillimin e ndryshimit, per te qene vertet nej ekonomie e tregut te lire.
3. Ide Fillestare mbi de-Oligarkizimin e Ekonomise Shqiptare
Disa rekomandime modeste per shkuar drejt ndryshimit mund te jene edhe keto qe po rendis ne vijim:
a) Rishikim i rolit te enteve rregullatore sektoriale dhe atij te konkurrences per mbeshtetjen e qendrueshme te konkurrences ne tregje.
b) Amendim i kuadrit ligjor specifik per rikthimin i perkufizimeve ligjore per te gjithe operatoret ekonomike qe zoterojne me shume se 25% te nje tregu te caktuar, zhvillimi i metodikave te monitorimit te tyre dhe rritje e transparences nga institucionet rregullatore, Kuvendi dhe ministrite pergjegjese.
c) Venie ne funksionim e burses si nje mjeti i fuqishem rregullator i tregjeve ne periudhen aktuale
d) Pergatitja e nje kuadri ligjor specifik ne lidhje me lobimin, kur dihet se sot nje numer i madh zyrtaresh apo ish zyrtaresh politike jane lobiste te parregjistruar, ndikojne fuqishem ne deformimin e kuadrit ligjor per interesa olgarkike apo ne vendim-marrje te rendesishme per fonde buxhetore, licensa, shfrytezimin e pasurive natyrore, etj.
e) Thellim i dialogut me komunitetin e biznesit me qeverine dhe inkurajim i demokratizimit te perfaqesimit te tij, rishikim i kuadrit ligjor per dhomat e tregtise
f) Fuqizimi i komitetit trepalesh: Qeveri-Punedhes-Punemarres, si dhe fuqizimi i sindikalizmit
g) Amendim i kuadrit ligjor te prokurimit publik me synim frenimin e marredhenieve okulte firma meme-firma bija, etj. si dhe nxitjen e konkurrences ne perdorimin e fondeve publike.
h) Amendim i kuadrit ligjor dhe institucional mbi pronesine mbi mediat per te sjelle pervojat e mira qe nxitin profesionalizmin, mbrojtjen e interesit publik, mbrojtjen e te dhenave personale, etj. si dhe de-monopolizimin e kesaj industrie.
i) Inkurajim ne vazhdimesi i pergjegjesive sociale te korporates
Se fundi, mendoj se ka ardhur koha qe te rishikohet edhe emertimi apo perkufizimi qe ne perodrim per te karakterizuar nje oligark. Nisur edhe nga nje vendim i Komisionit te Venecias te para dy viteve, nje oligark eshte nje “person me peshë të rëndësishme ekonomike dhe politike në jetën publike”. Pra, nuk duhet t’i imagjinojme apo kerkojme oligarket vetem ne jeten ekonomike te vendit, por duhet mendojme rreth personave qe plotësojne “kritere” te njohura per t’u konsideruar te tille te tilla si:
• Jane te përfshirë në jetën politike;
• ushtrojne ndikim të rëndësishëm në mas-mediat masive;
• jane pronaret përfundimtare përfitues te subjektve te biznesit që, perbejne nmonopole natyrore apo zëne një pozicion monopol (dominant) në treg sipas ligjeve per konkurrencen, dhe e mbajne ose e forcojne këtë pozicion brenda një viti, etj.

 

Latest articles

Related articles