Bordi i Oligarkëve rrit çmimin e karburanteve. Hesht Berisha dhe 3 anëtarët e kryesisë së tij

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të dhënave çmimi i benzinës është ulur me një lek, ndërsa çmimi i naftës me 4 lekë. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshueshëm.

NJOFTIMI I BORDIT

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 25.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 879, -13 nga data 24.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 947, -31 nga data 24.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 51 (-0.05 nga data 24.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Kujtojmë që Sali Berisha, miku i oligarkëve të karburanteve, hesht si fija e barit sepse 2 burra dhe një gru në kryesinë r tij janë aksionarë ose familjarët e kompanive të oligarkëve.

Latest articles

Related articles