Si po manipulon opinionin publik PS

Partia Socialiste duket se ka zgjedhur rugën për të manipuluar opinionin publik në përpjekjen e saj për të bashkuar në një kazan Sali Berishën dhe Lulzim Bashën apo dhe Partinë Demokratike në lidhje me 21 janarin. Sekretari i saj PS, Damian Gjiknuri, u mundua që në deklaratën e sotme për akuzat e reja që po dërgon PS në SPAK për 21 janrin ta konsiderojë atë ngjarje edhe si një farë genocidi (një çmenduri që më shumë do e zhvlerësojë atë si ngjarje) dhe duke përfshirë në çdo fjali emrin e Bashës dhe Berishës.

Së pari, PD nuk ka më asnjë kompleks për të hetuar çështje që kanë qenë dikur patate të nxehta si Gërdeci apo 21 janari. Ngjarjet që pas 9 shtatorit 2021 kanë ndarë përfundimisht Partinë Demokratike nga e shkuara e saj me Sali Berishën dhe tarafin e tij politik dhe kriminal.

Së dyti, PS po përpiqet që të mbajë ne jtë çështjen e 21 janarit jo për t’i dhënë drejtësi viktimave por për t’i dhënë kohë vetes të dalë nga qarku i përdorimit të një agjenti të FBI përmes korrupsionit për të ngritur akuza të paqena në SHBA.

Pikërisht këtu Damian Gjiknuri u tregua i papërgatitur pasi në deklaratën e tij për shtyp u shpreh se në fakt Charles McGonigal është arrestuar për lidhjet e tij me Oleg Deripaskën. E vërteta ndërkohë është ndryshe, Charles McGonigal është arrestuar dhe akuzohet për dy vepra penale; e para është me Deripaskën dhe e dyta është ajo me Personin A që sipas Gjiknurit është Agron Neza.

Në fakt aktpadia e zbardhur për të gjithë shqiptarët flet qartë që Agron Neza ka qenë personi që i ka paguar përmes 3 kësteve ish ajgentit të FBI (në aktpadi tregohet dhe vendet ku janë kryer pagesat) për një shumë totale prej 225 mijë dollarësh. Më pas i njëjti e ka prezantuar atë me biznesmenë, politikanë dhe madje edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Të gjitha sa më sipër janë në aktpadinë që ka firmosur prokurori i Departamentit të Drejtësisë në SHBA. Pra janë një akuzë zyrtare për McGonigal që do duhet të mbrohet për të gjitha akuzat që i janë bërë. Në dokumentin që tanimë shqiptarët e kanë lexuar të plotë shkruhet se Personi A (ish agjenti i sigurimit Neza) ka qenë personi që e ka ulur për darkë Edi Ramën me agjentine. FBI, pas kësaj darke ka qenë pikërisht agjenti i FBI që ka kërkyar nga zyrat e FBI në Nju Jork që të nisin një çështe hetimi për një lobist amerikan që ka lobuar për PD-në.

E vetmja çështje e hetuar nga FBI në SHBA për një lobist amerikan në lidhje me Shqipërinë është ajo e Nick Muzin. Një hetim që as e ka çuar pas hekurave Muzin dhe as e ka eetiketuar atë si një lobist që ka marrë para ruse. Në të vërtetë sot e kësaj dite Nick Muzin është një lobist i rregjistruar në FARA dhe kryen profesionin e tij me kompaninë e tij të lobiimit.

Mirëpo, ish agjenti i FBI ka qenë një personazh i rëndësishëm për qeverinë Rama. Pasi përmes tij kryeministri i Shqipërisë ka organizuar një komplot për të inskenuar një pagesë ruse të PD ndaj një lobisti amerikan. Në aktpadinë e publikuar me të cilën Prokuroria e SHBA ngre akuzë ndaj ish agjentit të FBI shkruhet se në dhjetor 2017 në Ëashington agjenti i FBI, Personi A (Neza) dhe kryeministri i Shqipërisë kanë darkuar së bashku dhe fill pas kësaj darke ish agjenti i FBI ka kërkuar nga zyra e tij në NJu Jork që të nisin një hetim ndaj lobistit Muzin.

Më tej, i njëjti dokument shprehet se burimi i informacioneve për FBI në hetimin e ngritur ka qenë Personi A (Nezën). Siç duket nga dokumenti vetë FBI ska pasur dijeni për lidhjen e ngushtë Neza-McGonigal dhe aq më pak për lidhjen Neza zyra e qeverisë shqiptare, dmth kryeministri.

Të gjitha këto detaje konfirmojnë edhe një herë përfshirjen e Ramës në këtë aferë skandaloze që ka njollosur emrin e Shqipërisë në SHBA.

Latest articles

Related articles