Oriola Pampuri | Drejtësia shqiptare të hetojë kryeministrin Rama për lidhjen me McGonigal

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, tha se drejtësia shqiptare duhet të hetojë kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

Ajo u shpreh se në një vend tjetër, kryeministri do duhej që të kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa shtoi se kjo ngjarje ka prishur dhe imazhin e Shqipërisë në botë.

“Ne do kërkojmë nga drejtësia shqiptare të marrë në shqyrtim rastin, sepse është e paprecedentë që një kryeministër të ketë këtë marrëdhënie me një agjent të FBI.

Kaq sa janë provat dhe ajo për të cilën po hetohet McGonigal, është një provë e mjaftueshme për hetimin e një kryeministri, që ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave të huaja.

Veç faktit që një kryeministër korrupton një agjent të FBI duke sajuar akuza të rreme, e është prishja e imazhit dhe cënim i një marrëdhënieje kaq të shëndetshme Shqipëri-SHBA. Kjo është e paprecedentë. Ne kërkojmë që drejtësia shqiptare të hetojë paralelisht”, tha ajo.

Latest articles

Related articles