LITA: Pas çdo takimi të Ramës me McGonigal, nisnin veprimet kundër Bashës dhe PD

Gazetari Lavdrim Lita thotë se në aktakuzën e FBI-së, që lidhet me ish-zyrtarin e tyre Charles McGonigal, përmenden dy persona me origjinë shqiptare.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, personat që dyshohet se kanë pasur kontakte me të janë Agron Neza, ish-punonjës i Sigurimit dhe Dorian Buçka, ish-këshilltar për investimet i Kryeministrisë.

Tek aktakuza që i bëjnë FBI-së, është një person që quhet, personi A dhe personi B. Personi A është Agron Neza. Sipas një informacioni që i është dhënë jurisë, sepse në gjyqet amerikane ka një juri popullore, i është dhënë informacioni që dy personat e përfshirë në akakuzë, janë Agron Neza dhe Dorian Duçka, ky i fundit është këshilltar për investimet i Kryeministrisë”, theksoi ai.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë arrestimit ditën e djeshme të ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal.

Sipas Litës, çdo herë që McGonigal i FBI takonte Kryeministrin Edi Rama, nisin veprimet kundër PD dhe Lulzim Bashës, duke hetuar lobistin Nick Muzin.

Gjatë e takimit të Ramës me McGonigal në janar të 2018, menjëherë ka nisur veprimet e për hetime ndaj lobistit të PD, Nick Muzin, ku informator ishte po Neza, po i lidhur me McGonigal “. McGonigal ka partner biznezi në Tiranë Mark Thomas Rossini, ish agjent i FBI, që dilte në mediat e qeverisë kundër Bashës dhe PD.

Departamenti i Drejtësisë thotë se ai fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Ndaj McGonigal janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, duke shkelur sanksionet amerikane. Ai bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Latest articles

Related articles