Ku gënjen Damian Gjiknuri

Në deklaratën e tij për shtyp nga selia e partisë socialiste, sekretari i përgjithshëm i PS-së Gjiknuri, iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga gazetari Top Channe Muhamed Veliu në lidhje me çështjen e ish agjentit të arrestuar të FBI, Mçonigal. Në përgjigje të pyetjes Gjiknuri u shpreh se dokumenti që kanë parë shqiptarët i thotë të gjitha. Më pas ai e konsideroi akuzat e ngritura nga opozita si një tymnajë për të sfumuar ngjarjet dhe faktet për 21 janarin.

Sipas Gjiknurit ish agjenti i FBI, McGonigal është dënuar sepse ka marrë “nga një oligark rus që nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë” në të vërtetë z. Gjiknuri është duke manipuluar faktet dhe provat që shqiptarët i kanë lexuar.

Charles Mçonigal është akuzuar për dy çështje; e para është çështja e oligarkut rus Oleg Deripaska dhe akuza e dytë është ajo që ngrihet mbi 225 mijë dollarë që ka marrë nga Personi A i cili e ka prezantuar ish agjentin e rëndësishëm të FBI në degën e saj në Nju Jork, me kryeministrin e Shqipërisë.

Ajo çfarë sekretari i përgjithshëm i PS e konsideron si një tymnajë mediatike është një akuzë e ngritur nga prokurorët e Departamentit të Drejtësisë. Ata kanë shkruar se në të vërtetë ish agjenti i FBI ka udhëtuar drejt shqipërisë pa paguar asnjë qindarkë për udhëtimet, akomodimin dhe gjithçka tjetër. Praktikisht këto pagesa duhet të jenë kryer nga Personi A. jo vetëm kaq por dukshëm Personi A ka përfituar nga agjenti i FBI për të manipuluar një dhënie me koncesion dhe jo vetëm kaq por Personi A ka qenë në një biznes me ish agjentin e FBI.

Drekat edhe darkat që agjenti i FBI i ka kryer me kryeministrin Rama të cilat nuk kanë qenë të deklaruara apo dhe përkthimet e Personit A që nuk janë autorizuar nga FBI janë gjithashtu në dëshmi. Në datën 26 shkurt ka qenë Personi A që pasi ka komunikuar me kryeministrin e shqipërisë ka informuar agjentin e FBI për akuza ndaj lobistit të PD në SHBA.

Sikleti për tërmetin e pa autorizuar nga Gjiknuri ka shqetësuar jo pak Partinë Socialiste që ka nisur të manipulojë dhe vetë dokumentet që janë lexuar nga shqiptarët dhe janë firmosur nga prokurorët e Departamentit të Drejtësisë. I takon kryetarit të PS të sqarojë raportin e tij me Personin A. a ka pasur dijeni Rama që Personi A ka paguar 225 mijë dollarë ish agjentit të FBI? Çfarë i ka mësuar Personit A kryeministri Rama ndërsa i pari ishte burim i shpifjeve në FBI ndaj ish kryetarit të PD dhe Partisë Demokratike?

Këtyre pyetjeve duhet t’i përgjigjet Edi Rama.

Latest articles

Related articles