Berisha kandidon grekomadhin Fredi Beleri për Himarën, fyen nacionalistët

Zbardhet marrëveshje e koalicionit e lidhur sot mes Sali Berishës dhe PBDNJ-së. Ishte pikërisht kryedemokrati Sali Berisha që firmosi këtë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit me Vangjel Dulen. Siç shihet dhe në dokumentin e mëposhtëm, në marrëveshje specifikohen pikat ku do të fokusohet bashkëpunimi mes dy partive.

Koalicioni i drejtuar prej Berishës do të mbështësë kandidatët për kryetar bashkie të propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zonat zgjedhore Bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq.

Në Himarët, PBDNJ dhe Sali Berisha do të kandidojnë Fred Blerin, grekomadh, i akuzuar për masakra.

Fredi Beleri, aktualisht kreu i Omonias, i akuzuar bashkë me Babis Karathanon si pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë, është kandidat i Berishës.

Në prill të vitit 1994 një komando terroristësh grekë hynë brenda kufirit shqiptar duke marrë peng për disa orë një repartin ushtarak të Peshkëpisë. Gjatë pengmarrjes u vranë një oficer dhe një ushtar.

Prokuroria dyshon se pjesë e këtij grupi ishin edhe Babis Karathano dhe Fredi Beleri.

Të gjitha qarqet greke në Shqipëri në politikë, media, ekonomi dhe KIshë janë mbështetës të Berishës dhe familjes së tij, përkundër vënie ndaj Erdogan, të cilin Berisha e ka sulmuar rëndë.

Latest articles

Related articles