Arrestimi i McGonnigal, deputetja e PD-së: Rama, jep dorëheqjen! Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka reaguar në një status në Facebook për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI McGonnigal.

Açka shkruan në statusin e saj se kryeministri duhet të japë dorëheqje pasi çdo gjë është me figurë dhe zë.

Deputetja shton më tej se Shqipëria po shahet sot në gjuhën e huaj.

Statusi i plotë:

Kryeministër, jep dorëheqjen!

E ke me zë e me figurë.

Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!

Nëse ke një fije dinjitet, largohu!

Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonnigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist. Lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.

Latest articles

Related articles