Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesnatës pranë kopshtit botanik në Tiranë.
Në momentin e ngjarjes, Anisa Kostani ka qenë duke udhëtuar si pasagjere në mjetin që u aksidentua.
Ndërkohë mësohet se në timon ka qenë një person tjetër, Ravier Durra i cili pas verifikimeve ka rezultuar se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Ata janë përplasur fillimisht me një automjet dhe më pas me trafikndarësen. Mënjëherë pas ngjarjes të dy të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Traumës ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Kostani u pezullua nga detyra në gusht të vitit të kaluar, pasi përdori gjuhë fyese ndaj medias në rrjetet sociale, masë e cila iu hoq një muaj më vonë.