Zbardhet e shkuara e errët e Eder Dorzi, të plagosur në zonën e ish-bllokut

Personi që shihni në foto është Eder Dorzi, i cili u masakrua me thikë 3 ditë më parë, teksa ishte në një lokal në ish-Bllok duke pirë kafe.

40-vjeçari ishte në tavolinë, kur dy persona iu afruan dhe qe qëlluan 27-herë me thikë. Në lidhje me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim Maren Hoxha 27 vjeç dhe Heridon Hasa 27 vjeç.

Mirëpo bëhet me dije se Eder Dorzi është një emër i njohur për policinë, pasi ai më herët ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion.

40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 40 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.

Latest articles

Related articles