Debate të shumta kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme spektaklin që mban të gozhduar pas ekranit të gjithë shqiptarët, Big Brother VIP.
Teksa është komentuar mikpritja e banorëve të rinj, analisti Arbër Hajdari ka ngritur tonet pas pranimit të sjelljes jo të mirë të Luizit për banorët e rinj, për të cilin ka thënë se mirë bën për çdokënd që e pranon sjelljen e tij.
Ai i sugjeroi banorëve të mos bien pre e presioneve, pasi kjo është thjeshtë një lojë.
Arber Hajdari: Unë nuk kam ardhur për tu marrë me kalamaj çerdheje këtu, duhet të kuptoni që keni hyrë në një spektakël ku kërkohet durim, keni të bëni me një publik që është aq i vëmendshëm ku nuk manipuloni dhe fshihni dot të vërtetat, kjo është loja e BBV, mos i merrni kërcënimet brenda një programi aq seriozisht sa i merrni. Është çështja juaj se kush i ha kërcënimet e kush jo.
Zhaklina: Ju jeni në një bashkësi dhe një komunitet dhe në jetën e përditshme kur sheh një burrë që dhunon një grua a ndërhyn? Në jetën e përditshme nëse një burrë dhunon një burrë thua nuk jam këtu për riedukim? Vlerat e tua dhe morali yt janë me ty gjatë gjithë kohës, pse vlerat tua nuk janë kur dhunohet Xhonatani?
Amos: Unë kam një muaj mbyllur në këtë shtëpi me njerëz që e dimë se çfarë janë të aftë të bëjnë, unë nuk kam nerva të merrem me Luizin atë çfarë kam pas për ta merr e kam marrë, skam konkurrentë,
Zhaklina: Ti nuk e di se çfarë mendon publiku jashtë , jep më të mirën tënde aty për sa kohë je. Ju harxhoni energjitë tuaja duke u munduar ët ulni dikë tjetër, fokusoni energjitë tuaj për veten tuaj për të treguar anët pozitive tuajat.
Xhonatan: Kur Arbri shkon në një grup të rinjsh dhe shef një që nuk ka respekt, mundohet ti fitojë respektin.
Arbër Hajdari: Nuk çohem nga vendi.