Tabaku kritikon qeverinë; Pmimet e produkteve bazë dhe inflacioni me i lartë se në Europë, asnjë masë!

Duke falenderuar në fakt dhe stafin e ministrisë që duhet të bëhen mburojë e ministres në rastet kur ajo mungon, unë kam disa pyetje dhe disa shqetësime, të cilat besoj disa nga kolegët mund t’i kenë ngritur por arsyeja pse doja në fakt dhe ministren lidhet me disa elementë:

Së pari, unë kisha nevojë për informacion për marzhet e fitimit për kompanitë e karburanteve. I kam nisur zonjës ministre një shkresë për këtë. Kur qeveria vendosi një taksë përsa I përket kompanive të energjisë, tatim të jashtëzakonshëm, propozuam që ky duhej të ushtrohej dhe mbi kompanitë e karburanteve.

Kishim nevojë për informacion dhe na u tha në mbledhjen e fundit të këtij komisioni që këto informacione do t’i sigurohen deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Ishtë një copë letër që qarkullohej në fakt… “do e merrni, s’do e merrni”… si përfundim, nuk e morëm kurrë.

Kam kërkuar dhe informacion zyrtar sa është marzhi I kompanive të karburanteve nga veprimtaria e bordit që përcakton çmimet për karburantet. Kemi dhe fatin të kemi dhe një nga anëtarët e bordit këtu.

Së dyti, paketa që ju prezantoni ka shumë lajme të këqija, por më në fund ka dhe një lajm të mirë! Më në fund qeveria e pranon, të paktën e ka pranuar, që situata me inflacionin për disa nga grupe të veçanta sociale ka qënë tepër e vështirë dhe janë prekur në masë. Dhe ju në fakt e reflektoni se kush janë grupet të cilat janë prekur.

Përveç administratës publike që janë rritur një pjesë e tyre në një shumë të papërballueshme në fakt përsa I përket rritjes së kostos së jetesës, janë gratë kryefamiljare, familjet në nevojë dhe me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët dhe kështu me rradhë. Një listë e gjatë që I është bashkangjitur aktit normativ. Dhe ky në fakt është lajm I mirë! Qeveria e pranon që këto grupe sociale janë prekur.

Shqetësimi im është pse nuk ndodhi kjo në mënyrë të njëpasnjëshme, kur e diskutuam në korrik dhe dhjetor? E kemi ngritur këtë shqetësim, që është e nevojshme të ketë një paketë të veçcantë. Dhe kushdo duke filluar nga niveli më I lartë politikë deri tek personat që kanë ardhur këtu në këtë komision, na kanë thënë që “nuk është e nevojshme, sepse nuk është prekur ekonomia… jemi shumë mirë… neve kemi bërë një ndryshim buxhetor” na u tha në korrik, që e bënë pjesë normale të buxhetit dhe që nuk ka pasur nevojë për asnjë paketë të veçcantë ndihme; sepse nësë shtetet e tjera po bëjnë paketa të veçanta ndihme, ato po I bëjnë sepse kanë situata më të vështira se ne.

Qeveria më në fund e pranoi situatën ku ndodhet ekonomia dhe të gjitha ato që kishin ndodhur me ndryshimet me aktin e korrikut dhe aktin e dhjetorit I hodhët në kosh.

Unë kisha nevojë për informacion se sa janë të ardhurat; se si u mbyll viti; sa është totali I të ardhurave; si është shpërndarë totali I të ardhurave. Kemi pakon këtu si informacion, kisha nevojë për informacion se si është shpërndarë totali I të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit, që më në fund ministrja e ka pranuar që kanë ardhur dhe si faktorë të brendshëm.

Ashtu siç u deklarua dhe nga shqetësimi I FMN-së, ka pasur presione të brendshme që kanë ndikuar në rritjen e kostos së jetesës dhe aktualisht Shqipëria ka nga të gjitha vendet e rajonit një strukturë ndryshe ku gjysma e shportës së konsumit shkon për ushqimin dhe energjinë.

A ka në plan qeveria të marr masa të tjera përsa I përket këtyre grupeve që ju keni marrë dhe kur do të merren këto masa? Përse nuk u bënë këto ndryshime buxheti, kur ne sapo e miratuam buxhetin? Përse nuk u paraqitën këto si ndryshime normale? Përse duhet që këto grupe sociale të jenë në mëshirë dhe të presin sa herë që ndoshta afrohen zgjedhje, sepse është bërë normale që njëherë në dy vite punon qeveria?

Të dhënat e fundit për inflacionin bazë të dhjetorit deklarojnë që ka shkuar në 8.42% nga 8.3%. Si ka ndikuar kjo në buxhetin e shtetit, por njëkohësisht si po reflektohet nga Ministria e Financave me masat që ju keni marrë?

Dua t’ju kujtoj znj. Zv/ ministre që inflacioni që ju keni parashikuar është shumë më I ulët se ky dhe ka qënë një nga çështjet që u diskutua kur u miratua buxheti. A janë realiste parashikimet që ju keni bërë?

Kisha njëkohësisht nevojë për informacion për disa projekte në mënyrë specifike. Anëtarët e këtij komisioni kanë pasur një diskutim shumë të gjatë për Rrugën e Arbërit. Unë do ta ndjek dhe me një shkresë zyrtare, por kisha nevojë që të merrja informacion meqënëse është një çështje që me z. Braçe po na ndan kohët e fundit dhe unë nuk duroj dot që të kem mendime të ndryshme me z. Braçe.

Dhe mbi projektin e koorporatës së investimeve, I kam kërkuar zyrtarisht ministres së financave që t’na japi informacion mbi punën e koorporatës. Ka shkuar në 20 milionë kapitali dhe përgjigjja që ka kthyer ministrja e financave, është pak të thuash e papërgjegjshme, por ishte arrogante, për faktin që nuk mund të thuhet kemi disa projekte në vijim.
U ndjeva këq kur e lexova atë përgjigjje. Është një nga ligjet me të diskutuara, një nga institucioneve më të debatuara që ka marr 20 milionë euro shtesë dhe minimumi deputetët e këtij komisioni duhet të kenë përgjigjje se si po shpenzohen këto fonde dhe çfarë po bën për të justifikuar këto fonde.

Shqetësimi I fundit lidhet me rrezikun e kontratave në përgjithësi të PPP, që sot janë vlerësuar në 40% të PBB-së bazuar në vlerën e kontratave dhe kuadri për koordinimin, menaxhimin dhe informacioni që vjen për monitorimin e këtyre kontratave është shumë I dobët. Vetë ministrja e financave ngriti duart dhe tha e kam të pamundur të mbledh informacion.

Kisha nevojë dhe për informacion lidhur me zbatimin e këtyre kontratave konçesionare; si u mbyll fundi I vitit dhe ku ndodhemi me pagesat përsa I përket 12 prej tyre.

Latest articles

Related articles