Prokurorët belgë “zbarkojnë” në Elbasan, kërkojnë informacione për ngjarjet kriminale në Belgjikë ku janë përfshirë shqiptarë.


Një grup hetuesish belgë kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit ditën e sotme.

Burime për mediat bëjnë me dije se arsyeja e mbërritjes së tyre në ambientet e Prokurorisë është marrja e informacionit lidhur me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Belgjikë ku janë përfshirë autorë nga Elbasani.

Në prill të 2022 hetuesit belgë takuan drejtuesin e e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazin.

Ata pyetën në lidhje me të shkuarën kriminale të Nuredin Dumanit, i cilu u arrestua pasi u plagos me armë zjarri brenda automjetit në rrugën Elbasan – Cërrik.

Dumani cilësohet si një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i dushuar për një numër të konsideruar vrasjesh.

Ndërsa, në maj 2021 tre hetues, së bashku me prokurorë dhe përfaqësues të ambasadës, kanë kryer takime intensive me zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorisë në Elbasan.

Qëllimi ka qenë mbledhja e informacioneve për Arjan Spahiun dhe aktivitetin e tij në Elbasan dhe jo vetëm, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e motive të ekzekutimit të tij.

Latest articles

Related articles