Kryeministri Rama distancohet nga miku i tij në FBI, I përfunduar në Burg

Charles McGonigal dhe Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në New York, Charles McGonigal, i cili mes të tjerash akuzohet se ka marrë qindra mijëra euro nga një punonjës i sigurimit në Shqipëri në vitin 2017.

Lidhur me akuzat e opozitës, Rama thotë se arrestimi i ish-agjentit të FBI-së nuk ka asnjë lidhje me të, pasi në të kundërt do e kishin nxjerrë hetimet. Ai shton më tej se ndaj tij, në Shqipëri ka filluar gjyqi ndaj tij në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve.

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!

Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.

Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, shkroi Rama në Twitter.

Latest articles

Related articles