Vendimi i “Kushtetueses” për Xhaçkën – Bardhi: Rama ta dorëzojë investitoren e vet strategjike me mandat deputeti para Gjykatës

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi kërkesën e tyre që vendimi për vlefshmërinë e mandatit te deputetit i takon vetëm “Kushtetueses”.

Më anë të një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se tashmë “Edi Ramës i duhet ta dorëzojë investitoren e vet strategjike me mandat deputeti para Gjykatës Kushtetuese”.

Për Bardhin, ky vendim është vetëm akti i parë i një beteje që siç shprehet ai “duhet të përfundojë me një vendim tjetër të pavarur e të pandikuar për t’i hequr Olta Xhaçkës mandatin e deputetit”.

Reagimi i Gazment Bardhit

Edi Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit. Kërkesa jonë që vendimi për vlefshmërinë e mandatit te deputetit i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese u pranua. Tani, Edi Ramës i duhet ta dorëzojë investitoren e vet strategjike me mandat deputeti para Gjykatës Kushtetuese.

Ky është vetëm akti i parë i një beteje që duhet të përfundojë me një vendim tjetër të pavarur e të pandikuar për t’i hequr Olta Xhaçkës mandatin e deputetit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Kush përfiton në mënyrë antiligjore nga pasuritë publike duhet të mbajë përgjegjësi!

Trajtimi i pasurisë kombëtare si plaçkë personale e Kryeministrit për ministrat dhe familjarët e tyre duhet të ndëshkohet. Ky është vendimi që presin qytetarët nga drejtësia!

Latest articles

Related articles