Prova të reja për 21 janarin? Elisabeta Imeraj: Ja çfarë do bëjnë prokurorët

Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj thotë se çdo prokuror është i pavarur që të kryejë një hetim në lidhje me 21 janarin, duke iu referuar audiopërgjimit të publikuar, ku ish-komandanti i gardës, Ndrea Prendi komunikonte dhe i jepte urdhra vartësve të tij.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Imeraj u shpreh se kjo mund të realizohet, bazuar në ndryshimet e ndodhura në Kodin e Procedurës Penale.

Me ndryshimet e ndodhura në Kodin e Procedurës Penale, çdo prokuror është i pavarur. Si i tillë, i lind edhe e drejta një prokurori të pavarur, dje që kur ka dalë audiopërgjimi, që kryesisht të nisë një hetim dhe të thotë që në tërësinë e elementëve të ndodhur në këtë historinë e 21 janarit, ka mbetur pa u hetuar ai zinxhiri.
Nuk është e nevojshme të bëhet gjithë kjo ekspoze. Nuk ka pse t’i prezantohet publikut një drejtësi që mban peng një dosje. Ne nuk mund të themi që edhe në 2023-shin po na mbahen peng dosje”, theksoi ajo.

Imeraj ngriti pyetjen se përse duhet të tejçohet me forcë nga politika, një ngjarje që ka ndodhur 12 vite më parë.

Ajo që ne duhet të ngremë zërin në radhë të parë, është që, përse është e nevojshme, që në 2023-shin, për një ngjarje të ndodhur në 2011, të tejçohet me forcë nga politika. Për çfarë arsye? Jemi tashmë disa vite, që ecim në ujërat e reformës në drejtësi, të institicuineve të reja të krijuara dhe shohim ministrin e Drejtësisë që flet për rihapje të dosjes, për dosje që mbahen peng, për prokurorë që bien nga vettingu.

Vetë iniciativa që ndërmerret, nuk ka të bëjë në thelb me hetimin e 21 janarit. Përse iu krijon një farë terrori edhe atyre prokurorëve që e kanë dosjen në dorë dhe që mund ta marrin procedurialisht. Unë e shoh shumë të thjeshtë këtë.”, theksoi ajo.

Latest articles

Related articles