Në qarkun e Korçës kanë vijuar reshjet e dendura të dëborës, ku e vetmja rrugë e bllokuar është aksi Shtyllë-Panarit. Gjatë natës për shkak të reshjeve të dëborës është bllokuar sërish ky aks ku po pastrohet për hapjen e rrugës, ku në disa pjesë trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.
Në qarkun e Lezhës janë 350 ha tokë e përmbytur, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, ndërsa hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
“Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur aktualisht rreth 150 ha. Në njësinë administrative Zejmen vazhdon të kemi rreth 100 ha toke bujqësore te përmbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark kemi rreth 350 ha tokë bujqësore të përmbytur”, njoftojnë emergjencat civile.