Bjordi-Armaldos | S’jam Luizi unë që ofendoj me dashje | Luizi reagon ashpër

Pasi Bjordi votoi pro për të nxjerrë Luizin dhe Efin nga dhoma e izolimit, ky i fundit duket se shprehu pendesë.

Bjordi u përfshi emocionalisht dhe qau në oborr, pasi në shtëpi u krijua një debat i ashpër për këtë çështje. Armaldo i tha Bjordit se nuk ka pse nxjerr lot, për një veprim që ai e mori me vetëdije të plotë.

‘Maestro’ i cilësoi si lot krokodili, lotët e Bjordit dhe shtoi se ai po viktimizohej.

Nga ana tjetër, Olta nxiti më shumë debatin, duke i thënë Bjordit të përgjigjej, sepse me Armaldon është duke folur.

Në debat u përfshi edhe Luizi, i cili i tha Bjordit se është ndjerë i ofenduar, për shkak se Olta i tha atij që pse e nxorri atë jashtë izolimit. Luizi i tha Bjordit se ai u ndikua nga Olta, pasi votoi pro.

Latest articles

Related articles