Rritet dhuna në familje. Të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë se numri i rasteve të denoncuara gjatë vitit 2022 është më i lartë se në vitin 2021.
Gjithsej në zyrat e policisë janë raportuar për 5213 të dëmtuar nga dhuna dhe nga krimet e tjera në familje. Nga të cilat 3760 janë gra dhe vajza. Sipas të dhënave, janë raportuar 2386 raste dhune më shumë krahasuar me 2021-in.
Për 2205 gra dhe vajza që kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre, janë lëshuar urdhra të menjëhershëm mbrojtje.
Përtej të rriturve, që shkaktojnë dhunën, një pasojë po aq e rëndë kalon edhe tek të vegjlit. Përgjatë 2022-shit, të dëmtuar nga dhuna dhe krime të tjera të ndodhura në familje, janë 266 fëmijë, 109 prej të cilëve janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Dhuna në familje është një fenomen i përhapur në shoqërinë shqiptare. Herë për shkak ekonomisë së dobët, e herë për shkak të abuzim me pijet alkoolike e drogërave.
Gra që dhunohen psikologjikisht e fizikisht, madje, në disa raste, dhuna ka shkuar deri në ekstrem, duke përfunduar me vrasje. Gjatë vitit që lam pas, ndodhën 10 vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.