Shpërndanin ekstazi në Tiranë, 3 të arrestuar

3 persona janë arrestuar pasi shpërndanin ekstazi në zona të ndryshme të Tiranës.

Bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

– Advertisement –

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në kërkim është shtetasi A. B.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit, bën me dije policia.

Latest articles

Related articles