Sali Berisha shkoi në Laç për të përkujtuar themelimin e Partisë Demokratike dega Kurbin, pesë ditë më vonë se data e vërtetë e themelimit. Në sallën e vogël ku u mbajt takimi, gjysma e pjesëmarrësve kishin shkuar nga Lezha e Mirdita, në Laç, nuk ishin anëtarësi apo demokratë të Kurbinit. Pra nuk ishte takim me rastin e themelimit por ishte takim i vogël e i dështuar i Sali Berishës me mbështetësit e tij në qarkun Lezhë. Ishte kërkuar thjesht pjesëmarrje nga i gjithë qarku sa për të mbushur një sallë të vogël, sepse Sali Berishën nuk e ndjek më askush. Sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë ai rrënohet dhe dobësohet. E nisi lëvizjen e tij me moton: “Më të fortë, më të hapur, më të bashkuar”, por në realitet i mori në qafë demokratët. I ka katandisur: “Më të dobët, më të përçarë e më të pashpresë”.