Ben Apolloni
Po lexoj reagime gjithandej nga njerëzit e kulturës dhe jo vetëm, kundër shfaqjes televizive “Big brother”, si shkaktare e dekulturimit tonë kombëtar. Me falni motra e vëllezër, por kur keni qenë për herë të fundit në teatër, kur keni qenë në koncert të muzikës klasike, cili është libri që po e lexoni, kur keni shikur një film autor (nga Chaplin, Bergman, Kubrick, Allen, von Trier, Almodovar, Fellini, Godard…), kur keni qenë nëpër galeri të artit (a keni pa ndonjë ekspozitë të Nebih Muriqit, të Shyqri Nimanit, të Muslim Mulliqit… ose së paku a jua keni dëgju emrat?)?
“Big brother” është shfaqje televizive e krijuar nga një produksion i huaj dhe e shitur nëpër gati gjithë botën. Por “Big brother” në Itali përshembull, nuk ka penguar Paolo Sorrentinon, Mateo Garronen, Nani Moretin…që të krijojnë filma të mrekullueshëm. As në Gjermani, Wim Wenders, Tom Tykwer, Fatih Akin, Florian Henckel von Donnersmarck, nuk u penguan nga “vëllai i madh”.
Jo, dekulturimi ynë nuk po ndodh për shkak të një emisioni televiziv, por sepse ne kulturën kurrë se kemi vlerësuar, kurrë nuk ia kemi ditë rendin.
Ne kemi kontribuar ne dekulturim duke lavdëruar libra që nuk janë për lavdi, duke lavdëruar shfaqjet që ishin për t’u pshty’, duke lavdëruar piktura që ishin për t’u fshi’…
Ne kemi lejuar që kulturën të na e udhëheqin njerëz që nuk e dinin kush ishte Shekspiri, që filmat e Woody Allenit i quanin limonada, që nuk shkonin në teatër se shfaqjet “po i lanë vonë”… 🙈
Pra, motra e vëllezër, nuk na i ka fajet pasqyra pse surratin e kemi të shtrembër.
Jua ha loçkën,
Beni