Ministria e Arsimit Evis Kushi | Mësimi vijon i pezulluar në 13 shkolla të Shkodrës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka njoftuar sot përmes një postimi në Facebook se këtë të hënë pjesa më e madhe e shkollave në qarkun e Shkodrës do të rinisin procesin mësimor normalisht.

Kushi njofton se përjashtim bëjnë 13 shkolla në disa njësi administrative, si shkak i situatës së rënduar nga reshjet e dëborës në disa zona.

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Arsimit:

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.

Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.

1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,

2. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,

3. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,

4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,

5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,

6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,

7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,

8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,

9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,

10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,

11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,

12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,

13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla. Faleminderit për mirëkuptimin!

Latest articles

Related articles