Ministri Peleshi për situatën në vend | Janë dërguar ndihma. Ja si është gjendja në Shkodër e Lezhë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën në vend për shkak të motit të keq.

Në një reagim në Facebook, Peleshi bën me dije se në të gjithë territorin e vendit ka pasur përmirësime, duke sqaruar se në Shkodër e Lezhë nuk ka banesa nën ujë.

Njoftimi:

Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.

Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës.

Latest articles

Related articles