Klanet e PS hedhin nga një gur në lumë për përvjetorin e 21 janarit


Nga Elton Qyno

Nje dite me pare, shkrova se do kremtohet pervjetori i ngjarjes se 21 janarit, ku 4 njeres te pafajshem mbeten te vrare.
Si çdo perkujtim del nga nje cope leter se medemek eshte prove, dhe kerkohet rihapja e hetimeve.Letrat shkojne e vijne sa nga policia ne prokurori dhe rihapen hetimet, per kete ngjarje.
Ne 22 apo qofte dhe ne 23 apo dhe ne vazhdim, harrohet totalisht kjo ngjarje.
Rikujtohet serisht ne perkujtimoren e rradhes.
Une e kam ndjekur procesin hetimor, qysh diten e pare te ndodhjes se tragjedise.
Tre vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedes, jane te zbardhura dhe ka emra autoresh, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo.
Çeshtja penale e tyre u godit nw gjykatw duke denuar njerin me 1 vit dhe tjetrin e me 3 vjet, aq saq kishte kryer ne periudhe paraburgimi.Gjykata e Larte as denjoi ta shqyrtoje,Tom Ndreca, i ra me “shkelm” dosjes.
Sot çeshtja e 21 janarit dhe sidomos vrasja e Aleks Nikes e pazbardhur, nuk ka mbetur peng e nje bisede radioje qe mund te kete sjelle vrasjet, por ka mbetur peng pikerisht te vjaskat e munguara te nje predhe qe i mori jeten Aleksit.
Mungesa e vjaskave pikerisht te kesaj predhe ne foto, e ben te pamundur identifikimin e armes. Nese nuk identifikohet arma qe ka qitur predhen nuk ka emer gardisti te zbuluar.
Nese ske emer gardisti, detyrimisht ske dhe person te akuzuar. Nese ske te akuzuar, ske as çeshtje penale qe ta mbash ne kembe dhe ta çosh ne gjyq.
Ndaj ne kete rast dosja vijon te jete e pezulluar dhe materiali shkon sa here ka pervjetor 21 janari nga policia ne prokurori dhe anasjelltas.
Bisedat e tjera qe dalin jane totalisht politike dhe klanet hedhin nga nje gur ne lume per pervjetor.
Çeshtja e 21 janarit eshte kopsitur nga Berisha me vendim gjykate, duke ju nenshtruar dhe procesit te gjykimit.
Sot juridikisht eshte me e lehte te hapesh çeshtjen penale per organizatoret e demostrates se 21 janarit 2011, se sa te hapesh dosjen penale te vrasjes apo atyre qe dhane urdherin per te vrare.
Ne kete ngjarje kurre, nuk do kete pendito dhe te tregoje, se cfare ndodhi e cfare u fol per te bere goditjet.
Prokuroria ne janar 2012, mbylli dhe nje tjeter hetim per 21 janarin, qe fliste per Besnik Baren, Tom Doshin dhe Saimir Tahirin dhe fuksionare te tjere te opozites se asaj kohe.No photo description available.

May be an image of indoor

May be a black-and-white image

Latest articles

Related articles