Edi Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, ja çfarë pritet të diskutohet

Ditën e mërkurë, datë 25 janar, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politik të qarqeve.

Burimet bëjnë me dije se në fokus të kësaj mbledhje që do të organizohet në selinë rozë, pritet të jetë organizimi i strukturave vendore për zgjedhjet, si dhe diskutimi mbi përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Majit.

Deri më tani, PS nuk ka bërë asgjë publike. Ajo që dihet është që Erion Veliaj do të rikandidojë në Tiranë, Gledjan Llatja në Elbasan e ndërsa Dritan Leli nuk do të ketë një shans të dytë për të drejtuar Vlorën.

Latest articles

Related articles