Amosi tha se ka hequr dorë nga Luizi, që kur publiku vendosi që ai të vijojë qëndrimin në shtëpi. Ai shtoi se për aq kohë sa publiku vlerëson antivlerat, atëherë ai nuk ka pse merret më me një njeri të tillë.
Nga ana tjetër, Armaldo tha se publiku mendon se Luizi po bën lojë perfekte, për këtë arsye, nuk votojnë për daljen e tij nga kjo shtëpi.
Amosi shtoi se nëse ai do të ishte spektaktor, do të ndihej i manipuluar nga loja e Luizit, dhe do t’i vinte për të vjellë.