Pse Yuri Kim iu kujtoi Rajersonin PD-së dhe demokratëve – REDAKSIONALE

Java që sapo mbyllëm ishte e vrullshme dhe brenda saj kishte ngjarje që në një kohë tjetër mezi do të ishin përtypur por që në Shqipërinë e mijëra halleve kaluan si në heshtje. Prelud ky i ngjarjeve më të mëdha që mund të lindin si pasojë e mos vendosjes së rëndësisë tek këto.

Ndërsa jeta politike nisi nxehmje me seancën plenare të kuvendit, në media u shfaq Ambasadorja e SHBA Kim e cila sqaroi për shqiptarët prioritet e saj gjatë këtij viti, kuptohet me gjuhë diplomatike. Interesin për këto lajme e kishin jo vetëm “socialistët” që ndjekin Sokol Ballën por edhe Sali Berisha që bën sikur nuk e ndjek atë.

Përkujdesja e medias së familjes ishte që ta nxirrte Ambasadoren Kim njësoj si dikur nxirreshin në pamfletet komuniste Amerika e Niksonit apo dhe Reganit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një ambasadore që edhe një herë përforcoi shpalljen nongrata të Berishës si fakt të pamohueshëm dhe i kujtoi shqiptarëve që ka njerëz që nuk flenë gjumë darkave nga frika e SPAK. Megjithëse ajo kurrë nuk përmendi emër, fakti që media e familjes Berisha përsëriste lajmet rrenacake tregon se ai nuk fle gjumë i qetë në darke.

Gjithsesi lajmi për pagjumësinë e Berishës nuk është më i tillë në intervistën e ambasadores Kim, lajm në fakt ishte një pjesë tjetër tejet e rëndësishme në të cilën ajo risolli në vëmendje. Paraardhësi i saj i parë në detyrë në Shqipëri, z. Rajerson, u kujdes që në vitin e largët 1992 të bënte fushatë për Partinë Demokratike. Asokohe aq e dhunshme u duk kjo sjellje saqë një deputet i Partisë Komuniste iu drejtua ambasadorit Rajerson dhe e konsideroi atë një “guvernator” që “nuk mund të deklarojë që po votuat Partinë e Punës nuk do merrni asnjë lek”.

Deklarata të tilla, sot i dëgjojmë fatkeqësisht nga Sali Berisha që është në të vërtetë përfituesi kryesor i fushatës që ambasadori Rajerson bëri përkrah tij në çdo cep të Shqipërisë. Jo rastësisht flamuri i Partisë Demokratike rreshtohej afër me të SHBA dhe jo rastësisht Berisha fitoi një pushtet të pa imagjinueshëm në SHBA aq sa edhe të komandonte se kush e drejtonte Fondacionin Soros në Tiranë.

Kjo rikujtesë nga zonja Kim duket se e ka tmerruar edhe më shumë Sali Berishën që në konferencën alla Lulzim Basha, e kësaj të shtune, iu përvesh ambasadores me një fjalor jo të denjë për një politikan të nivelit të lartë që ka tre dekada në politikë. Frika e tij është se kujtesa të tilla, për fitore si ajo e 1992 jo vetëm që riprodhojnë një farë melankolie me SHBA por njëkohësisht edhe i heqin atij piedestalin e rremë në historinë post-diktatoriale.

Një ditë pas kësaj interviste që ishte e (jashtë)zakonshme, prokuroria e SPAK, vendosi të urdhërojë arrestimin dhe kërkime në disa prej vilave kryesore të personave që janë anëtarë të bandës së Durrësit. Kjo ngjarje duket se dërgoi policinë në shtëpinë e Rrahman Rrajës për të kontrolluar për nipin e tij që është tanimë në kërkim ndërkombëtar. Policia zbuloi aty një sasi të madhe letrash dhe informacionesh në lidhje me pronat dhe njëkohësisht përgjimet e nisura që nga 2020 raportonin për një tjetër komplot për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja.

Kjo ngjarje, në dukje e pazakonshme, është hap tjetër serioz i SPAK për të hetuar krimin e organizuar dhe raportet mafioze të bandave me tokat në Shqipëri. Disa muaj më herët, po SPAK pat arrestua Rumin dhe njëkohësisht e akuzonte atë për falsifikim dokumentesh.

Por përtej tyre, një përgjim të paraqitur nga gazetari Artan Hoxha për ngjarjet e 21 Janarit 2011, kanë hapur një lojë që ia vështirëson pozitat Sali Berishës dhe pushtetit të tij mafioz. Rikthimi i 21 janarit në këtë vit elektoral duket se përmbledh më së miri në darën e propagandës, në mos edhe të SPAK, personazhet Meta dhe Berisha si dhe krimet shtetërore. Propaganda socialiste do të bëj çfarë është e mundur që të poshtërojë në publik dh të denigrojë Berishën nëse vërtetohet se ka pasur urdhër vrasje në 21 janar 2011 nga goja e kryeministrit Berisha.

Për të gjitha këto, ai ndjehej i tmerruar dhe i stresuar aq sa të mos përmendë asnjë fjalë për arrestimet e SPAK. Jo më kot për të dytën javë me radhë ai nuk ka mundur të flasë një fjalë për çështjen Gërdeci, duke nuhatur se një person nën arrest do të mbajë përgjegjësi për gjithçka thotë në publik në një të afërme tejet të afërt. Dhe kur mendon që po përgatit protesta, atëherë e gjitha kjo duket më qartë.

Latest articles

Related articles