Netflix rritje të numrit të abonentëve duke thyer pritshmëritë


Platforma shtoi 7.66 milionë abonentë të rinj ndërsa analistët e Wall Street kishin pritur 4.57 milionë abonentë të rinj.

Netflix shtoi miliona abonentë të rinj në tre mujorin e katërt duke thyer pritshmëritë e Wall Street.

Kompania zbuloi gjithashtu se Reed Hastings do të tërhiqet nga pozita co-CEO për tu bërë kryetar ekzekutiv. Greg Peters, COO i kompanisë është promovuar në pozitën e co-CEO së bashku me Ted Sarandos.

Platforma shtoi 7.66 milionë abonentë të rinj ndërsa analistët e Wall Street kishin pritur 4.57 milionë abonentë të rinj.

Të ardhurat e kompanisë në tre mujorin e fundit të 2022 ishin 7.85 miliardë dollarë. Është tre mujori i parë që Netflix bëri të disponueshëm shërbimin e ri me reklama.

Kompania lançoi planin e ri me kosto të ulët në Nëntor por nuk zbuloi sesa prej abonentëve të rinj kanë blerë planin e ri.

Netflix parashikon rritje të të ardhurave në tre mujorin e parë të 2023 me 4 përqind, më lart sesa 3.7 përqind që kishte planifikuar Wall Street.

Netflix thotë se rritja do të vijë nga shtimi i abonimeve të reja dhe më shumë që do të paguajnë për abonimin.

Lançimi i planit të ri erdhi në përgjigje të praktikës së shkëmbimit të fjalëkalimeve.

Latest articles

Related articles