Federata e Futbollit e Kosovës licencohet në UEFA



FFK licencohet në UEFA.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka kaluar me shumë sukses një proces shumë të rëndësishëm, atë të licencimit dhe auditimit nga Departamenti i Licencimit i UEFA-s.

Për këtë proces zyrtarët e konfederatës evropiane qëndruan në Prishtinë, nga e hëna deri të premten.

Ata elaboruan në mënyrë të hollësishme dokumentacionin e ofruar nga FFK-ja, për mënyrën e funksionimit të FFK-së.

FFK në njoftimin e saj ka bërë të ditur që zyrtarët e UEFA-s, janë ndarë shumë të kënaqur me progresin e bërë nga ky institucion duke premtuar vazhdimin e përkrahjes së UEFA-së për zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar.

Latest articles

Related articles