ANALIZA | 21 janari është modeli perfekt i shëmtisë sonë 30 vjeçare

Nga Ergys Mërtiri

Njera pale (opozita e Edi Rames), i dergoi njerezit mish per top, qe te vriten per llogari te nevojave te tij politike, ne pamundesi per te krijuar nje opozite bindese te afte per te fituar besimin e qytetareve. Duke bere llogari me viktimat ai i nxiti turmat te sulmojne godinen, te shkelin perimetrin e sigurise dhe te rrezikojne jeten duke u perballur me garden, ndersa vete e ndiqte pamjen nga larg, ne kullat perballe. Ne fund, pasi e nxorri perfitimin e vet, nje vit me pas u bashkua me Meten, arsyen e gjithe sherrit per te ndare me te taven e pushtetit, duke i harruar viktimat, e madje duke zgjedhur agresoret ne poste te rendesishme publike.

Pala tjeter (Berisha), mbron me kokefortesi ortakun e kapur ne skandal korrupsioni (Meten), duke u vene perballe reagimit te opozites e duke marre gjithe kostot mbi vete ne menyre absurde. I paafte te clirohet nga mendesite kanunore dhe psikika e cubit, Berisha qendroi ne zyre per te deshmuar, jo pa komizem, gangsterllekun e vet kompleksiv, cfare e shtyu me te qelloje mbi turmat duke vrare 4 vete. Me pas, perkunder cubllekut, detyrohet te genjeje ne menyre qesharake per te justifikuar krimin duke thene se te vraret u qelluan me arme te sofistikuara sherbimesh sekrete si çadra-pistoletë, nga brenda vete turmes prej njerezve te Rames. Per kete madje, nxorri paturpesisht mjeket e spitalit te deklarojne se viktimat jane qelluar nga nje distance e afert, nga brenda turmes. Ne fund faturen politike e paguajti vete, pasi ortaku e la me gisht ne goje, duke shkur me “armikun” e duke e ndeshkuar me nje milion vota.

Pala e trete (Meta), pasi u kap me video duke ndare paret me nje minister te vetin, ia hodhi paq, jo vetem duke dale pa lagur, por duke ia futur atij qe e mbrojti, per te sjelle ne pushtet ate qe e sulmoi.

Sot pasi palet jane rindare e bashkuar, Rama vazhdon te mbaje me thonj nje pushtet te sakatuar nga skandale shume me te turpshme se si i Metes, Meta rikthehet tek dashuria e tradhetuar dhe nuk pranon te leshoje pushtet, edhe pse i sakatuar moralisht nga piruetat dhe skandalet. Berisha nuk pranon te dale ne pension, megjithe moshen, nivelin e tmerrshem te konsumimit, degradimin e gjate moral mes skandalesh, katastrofen ku e ka futur opoziten dhe izolimin e turperimin nderkombetar, por mbahet me thonj, i gatshem te beje cdo kompomis e poshtersi vetem te qendroje ne politike, pa e care koken se po i jep jetegjatesi nje pushteti te degraduar si ky i Rames.

Te humburit e medhenj jane, si gjithmone, qytetaret e thjeshte, qe i mbajne keta mbi shpine prej dekadash, te mbetur te pashprese ne nje vend ku te gjithe duan te ikin. Jo vetem kaq, por ka ende njerez te gatshem qe, per ndonje vend pune a ndonje perfitim banal, ne mos per ndonje ideal qesharak krejt pa sens tashme, brohorasin, shahen e shtyhen, e madje edhe rrihen e vriten per ta. Sigurisht qe keta jane pak, por jane mjaftueshem per ta mbajtur situaten ne kete batak prej te cilit i vetmi shpetim mbetet emigrimi.

Latest articles

Related articles