Një ditë më parë, Prokuroria nisi verifikimet për pasurinë e xhaxhit të Alda Klosit, ish-zyrtares së kryeministrisë që ra pre e vjedhjes nga Rozeta Dobi.Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit,prokuroria nisi dje hetimet për pasurinë
Por, mësohet se xhaxhi i Klosit ka ndërruar jetë në SHBA.
Klosi deklaroi se 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpinë e saj nga Rozeta dhe Havier Dobi ishin për kurimin e xhaxhait, i cili vuante nga kanceri.
Prokuroria do të merrte në pyetje xhaxhanë e ish-zyrtares dhe nëse ai do të pranonte se 120 mijë eurot ishin të tijat, pasuria do të kalonte në sitë për të parë nëse justifikohej shuma e madhe e parave.
Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për 400 mijë eurot e tjera që u gjetën në tubin e aspiratorit të shtëpisë së Rozeta Dobit, para të cilave ende nuk i ka dalë pronari.
Organi i akuzës ka nisur hetimet edhe për vetë zyrtaren. Sipas të dhënave të Kadastrës, Klosi rezulton pronare e disa apartamente, dy prej të cilëve në Shëngjin, në një kohë që vetë jetonte në shtëpi me qira.
Alda Klosi, rezulton se është pasuruar gjatë periudhës 2017-2022, kur ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj.