Të ngrohesh në zjarrin që po të djeg shtëpinë !

Nga Nebi Çika

Dëgjova një intervistë të z. Agron Gjekmarkaj nën kryetar i Kuvendit që thoshte se kam zgjedhë të heshtë për zhvillimet në PD .
Çfarë domethënë “kam zgjedhur të heshtë” ?!
Nuk besoj se detyra e një pëfaqësuesi politik është të heshtë sidomos në situata kaq të vështira, siç është kriza në PD.
Në rastin e zotërisë që ka pozicionin më të lartë ligjor, politik në dispozicion të opozitës “heshtja” është në rastin me të mirë shpërdorim besimi ” pasi nuk është atje për të heshtur por për të mbajtur një qëndrim, madje të fortë, si pozicioni që i është besuar !
Në fakt ” heshtja” dhe qëndrimi ,as mish as peshk, nuk i shkon asnjë të zgjedhuri pasi zgjedhësit duan ta dinë qëndrimin e tij, se për atë qëndrim e kanë votuar.
Kjo papërgjegjshmëri politike e Gjekmarkajt dhe shumë prej deputetëve të PD në situatën që ndodhet ajo e rëndon edhe më shumë situatën.
Mendoj se është më e ndershme të kesh, të mbash një qëndrim politik publik, qoftë ai edhe i gabuar, se sa të heshtësh por tu pozicionuar në vartësi të zhvillimeve, por pa qenë pjesë e tyre .
Kjo është të rrish e të ngrohes në zjarrin që po të djeg shtëpinë, se paria është shtëpi politike e politikanit , apo jo ?!
Bota është e atyre që digjen, jo e atyre që ngrohen – ka thënë Ismet Toto

Latest articles

Related articles