Nën argumentin se Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatitet për ndryshime në Ligjin për Koncesionet dhe PPP në periudhën shtator-tetor 2023. Por këtij argumenti deputetja tabaku u shpreh se ndonëse ligji në fjalë është 70% e përafruar me direktivat e BE sërishmi ka nevojë për ndryshime imediate.
“Nuk mund të presim miratimin në shtator-tetor është shumë larg sepse inceneratorët po paguhen pa u bërë incerimi. Do paguhen ende para nga buxheti deri në periudhënq ë flisni ju, janë para nga buxheti” u shpreh Tabaku që këmbënguli që këto propozime janë imediate dhe duhet të miratohen pasi shkojnë në zbatimin me direktivat dhe me ligjin.
Më tej ajo vuri në dukje se kriteret që vendosen nga qeveria janë paracaktuese, ku kompania e paracaktuar mbush letrat dhe nuk ka asnjë transparencë për asnjë veprim të qeverisë apo institucioneve.
Pas kësaj replike një nga përfaqësuesit e lartë të Ministrisë u largua nga Komisioni.