Simbioza mafia-masoneri, si mbrohej arratia e Matteo Messina Denaro

Shqipëroi: z. Erton Duka/Il fattoquotidiano
Mjeku i përgjithshëm i Trapanit, i cili përfundoi në regjistrin e të dyshuarve për trajtimin e shefit të fundit të masakrës, ishte pjesë e shtëpizës “Valle di Cusa – Giovanni di Gangi” (1035) në lindje të Fushës së Bukur të Masarës (Campobello di Mazara).
Mjeshtri i Madh Stefan Bizi (Stefano Bisi) e pezulloi “pafundësisht”.
Së pari, ai ka qenë këshilltar provincial dhe kandidat për zgjedhjet rajonale me Kufaron (Cuffaro), dhe më pas me Partinë Demokratike të Punës (PDL).
Por ka qenë edhe mason, që i përket llozhës “Valle di Cusa – Giovanni di Gangi” (1035) në lindje të Fushës së Bukur të Masarës (Campobello di Mazara).
Konfirmimi vjen nga dekreti i firmosur dje, më 17 janar, nga mjeshtri i madh i Orientit të Madh të Italisë, Stefan Bizi (Stefano Bisi), i cili e pezulloi Tumbarrelin pas lajmit për fillimin e hetimeve ndaj tij.
Duke lexuar lajmet e dala në shtyp, në dispozitë thuhet se: Vëllai (Brother). Alfonso Tumbarello pezullohet, për një kohë të pacaktuar, nga çdo veprimtari masonike.
Kjo parashikohet nga nenet 15 dhe 32 të kushtetutës së Urdhrit. “Përcaktohet që ky dekret t’i transmetohet zyrës së Oratorit të Madh dhe të njoftohet i interesuari, Lozha së cilës ai bën pjesë, Këshilli i Urdhrit, Kryetarët e Kolegjeve të Rrethit dhe Sekretariati i Madh i ISH-së, përfundon ai dokumentin e firmosur nga Bizi dhe nga Sekretari i Madh Emanuel Melani (Emanuele Melani).
I pensionuar dhjetorin e kaluar, Tumbarreli u mor në pyetje nga hetuesit menjëherë pas goditjes me të cilën Rosët e karabinierëve kapën u Siccu.
Sipas asaj që mësohet ai do të kishte deklaruar: “Nuk dija gjë.
Për mua ai ishte z. Bonafede.
Megjithatë, përveç përparëses së bardhë, Tumbarreli duket se ka pasur gjithmonë pasion për politikën dhe masonerinë.No photo description available.

Latest articles

Related articles