Rama për sulmet kibernetike| Shteti nën atak! Kemi shqetësimin e sektorit privat

Kryeministri Edi Rama që po merr pjesë në Forumin e Davosit në Zvicër në panelin e sigurisë kibernetike ka bërë të qartë mes panelistëve dhe gazetarëve se sulmet kibernetike mbi vendin tonë nuk kanë ndaluar dhe po vazhdojnë.

Kryeministri shqiptar tha se shqetësimi aktualisht është fokusuar tek sektori privat për të cilin tha se nuk do të shpëtojë kësaj situate. Por kryeministri shqiptar tha se qeveria shqiptare është në bashkëpunim me sektorin privat në vend dhe kërkon bashkëpunimin e tyre jo vetëm për luftën ndaj krimit kibernetik por edhe bashkimin e fuqisë ekonomike për ta luftuar atë.

“Se ç’po bëjmë sot; me vendet mike jemi duke diktuar se cilat janë lëvizjet e tyre në erresire që mund të shqetësohemi. Jemi duke u preokupuar për sektorin privat dhe ta bëjmë këtë të fundit të hyjë në bashkëpunim me qeverinë, gjithashtu në terma dhe të kontributeve. Nuk është asfare një ushtrim i lehtë, por kjo është bota e re, ndaj shpresoj që shprehja profetike e Michele Rokar nuk do ta provojë veten të jetë e vërtetë në afatgjatë. Ai para se të vdiste tha: ndihem i bekuar që jetova në kohën kur lindi interneti dhe ndihem po i bekuar që po iki nga kjo botë përpara se interneti ta shkatërrojë”, tha Rama në përgjigje të pyetjes së gazetarit francez mbi dëmët që pati sulmi kibernetik në Shqipëri.

Rama në një situatë hipotetike tha se nëse do të kishte një sulm kibernetik për transportin ajror, atëherë do të ndodhte që të gjithë avionët të ktheheshin në “bomba vetëvrasëse”.

Sipas tij, nëse epoka digjitale e krimit kibernetik do të ishte shtet, atëherë do të ishte fuqia e tretë botërore ekonomike pas SHBA dhe Kinës.

Fjala e kryeministrit dhe përgjigjet e pyetjeve:

Shqipëria ka qenë direkt në këtë stuhi kibernetike nëse mund ta themi kështu. Çfarë mësimesh marrim nga kjo eksperience?

Për shkak të ngjarjeve që ndodhën ne filluam të mësojmë më shumë rreth kësaj. Dhe një nga faktet që mësova është se nëse krimi kibernetik do të ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë botërore më e fuqishme pas SHBA dhe Kinës. Në 2025 parashikohet që të jetë 10.5 trilion dollarë në këtë industri. Nëse kthehemi pas në kohë duke menduar një virus Covid 19 që krijoi gjithë atë paqartësi dhe kishte nevojë për aq shumë përpjekje, le të imagjinojmë një sërë virusesh që krijojnë mutacione eksponencialisht, ndërkohë që nuk kërcënojnë trupin tonë, por trupat ku jetojmë, organizatat tona shtetet tona, sistemet tona, atëherë, ju e dini do të ishte apokalips. Dhe është rreth viruses që jo vetëm bllokojnë mënyrën tonë të të jetuarit, por mund ta kontrollojne dhe ta devijojnë atë. Pra duke përdorur sistemet tona, zoti na ndihmohte psh duke përdorur sistemet tona të transportit ajror që të na qëllojnë pas. Dhe imagjinoni nëse do të kishte një sulm kibernetik në sistemin tonë ajror që i kthen në bomba një numër të madh avionësh që janë në fluturim. Ajo që mësuam është fakti se është absolutisht naïve të mendosh që cdo vend, qoftë i varfër apo i fortë, i pasur apo jo mund ta luftojë i vetëm. Sepse cfarë po shohim në ditët tona që kur jemi nga Irani në sulm nga gushti i vitit të kaluar, (do të jetë e vështirë ta sqarojmë për audiencën se pse ndodh kjo) dhe kemi bashkëpunuar me vende që kanë të njëjtat sulme nga i njëjtat burime e që janë më të aftë se ne në mbrojtjen kibernetike që armët nëse mund ta përdor këtë fjalë, cilat do të jenë në vazhdim për tu përdorur dhe të përgatitemi për këtë. Nuk mund ta imanigjoj sesi bota institucionale mund ti shpëtojë kësaj pa një koalicion të madh.

Ka dhe një çështje tjetër. Për sektorin puiblik është sfiduese: nga njëra anë se është çështje burimesh, pra Shqipëria me GDP e vet ka bërë një hap eksponencial për t’u kthyer nga një vend që ishte i bazuar në burokraci apo rryshfete, në një vend që sot 95% ka shërbime online, që është bekim i teknoligjisë për të bërë kapërcime të tilla që duhen dekada, por nga ana tjetër është mallkim nga teknologjia sepse ju jeni totalisht i ekspozuar. Tani jemi përballë një fuqie si Irani që nuk mund të kemi përballë në shumë aspekte. Dhe tani duhet të investojmë akoma më shumë. Për qeveritë që të investojnë në atë që do të ndodhë është një cështje, por të investosh në atë që nuk duhet të ndodhë është një çështje tjetër. Sepse në fund të fundit ne duhet të zgjidhemi. Ok? Kina mundet ndoshta të ketë një pozititë më konforte sepse mendon për 100 vitet e ardhshme, por kur vjen puna në afatmesme duhet të mendosh për dy vitet e ardhshme. Dhe gjithë kjo politikë kaotike që po ndodh me krimin kibernetik është shumë shqetësuese. Ndaj pyetja është sesa shumë bota do të jetë bashkë, vendet të jenë bashkë, sesa shumë të vegjel apo të mëdhenj, të varfër apo të pasur do të bëhen bashkë me njëri tjetrin. Shqipëria tani, është një laburator i rëndësishëm për të kuptuar se çdo të ndodhë më pas.

Gazeta franceze: Mund të na thoni impaktin që patët me sulmin kibernetik dhe cila ishte përgjigja juaj më e shpejtë?

Në Davos mund të jesh vonë në hapje por nuk mund të jesh vonë në mbyllje sepse duhet tua lësh sallën të tjerëve, ndaj i rashë sa më shkurt të ishte e mundur. Cfarë kemi bërë është se ne kemi konsideruar teknologjinë si një barkë shpëtimi për të kaluar nga një administratë që ishte kontaminuar nga korrupsioni i përhapur si rryshfet, në një nivel që kontakti direkt mes qytetarit dhe shërbëtorit publik dhe zyrave ishte eleminuar nga komunikimi online. pra ia arritëm të bëhemi nga një vend që ishte në zgrip në një vend që është i teti në Europë dhe ndërmjet 17-18 bazuar në klasifikimin botëror të UN për shërbimet digjitale. Dhe është pikërisht ku sulmuesit kishin qëllim të na lëndonin nëpërmjet praktisht duke dëmtuar infrastrukturën digjitale dhe të fshinin të gjitha të dhënat tonë në termat e shërbimeve publike. Ishte shumë shumë shqetësuese sepse për disa javë, ishte si një luftë e pabesueshme që po ndodhte në ëeb. Ia arritem ti mbijetojmë këtij sulmi duke mos i lënë që të bënin atë që donin të arrinin. Dhe falë një pune fantastike që bëmë me Mikrosoftin, skuadrave të tyre të sulmeve dhe ekipeve të FBI dhe të tjerë dhe arritëm në konkluzionin që ishte absolutisht e qartë që pas këtij sulmi ishte një shtet dhe me emër Iran. Ia atribuam në bazë të fakteve dhe jo hipotezave. Dhe kush ana tjetër e kësaj pjese të tmershme të krimit kibernetik në jetët tona është se nuk është si të hysh në shtëpinë e dikujt apo shtëpinë tënde dhe të kesh derën e thyer, apo dritaren thyer dhe ata hynë. Ata mund të jenë në shtëpinë tënde dhe ti nuk e di që i ke aty. Pra është penetrimi dhe në të njëjtën kohë si vendosje bombash duke pritur ditën dhe momentin kur do ta shpërthejnë. Deri atëherë ti nuk e di se je duke fjetur mbi një bombë.

Se ç’po bëjmë sot; me vendet mike jemi duke diktuar se cilat janë lëvizjet e tyre në erresire që mund të shqetësohemi. Jemi duke u preokupuar për sektorin privat dhe ta bëjmë këtë të fundit të hyjë në bashkëpunim me qeverinë, gjithashtu në terma dhe të kontributeve. Nuk është asfare një ushtrim i lehtë, por kjo është bota e re, ndaj shpresoj që shprehja profetike e michele rokar nuk do ta provojë veten të jetë e vërtetë në afatgjatë. Ai para se të vdiste tha: ndihem i bekuar që jetova në kohën kur lindi interneti dhe ndihem po i bekuar që po iki nga kjo botë përpara se interneti ta shkatërrojë.

Latest articles

Related articles