Shqipëroi: z. Erton Duka.
Rushtria pushtuese e Rusisë në Ukrainë ka një udhëheqës të ri. Më 11 janar, qeveria ruse njoftoi se ushtari më i vjetër i vendit, Valer Geresimovi (Valery Gerasimov), ishte emëruar për të mbikëqyrur luftën e nxitur nga Presidenti Vladimir Putin. Gjenerali Gerasimov zëvendëson Sergei Surovikinin, një gjeneral i pamëshirshëm, i cili në tetor u emërua komandanti i parë zyrtar i përgjithshëm.
Kremlini e ka lidhur riorganizimin, zyrtarisht të bërë nga ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, por në realitet nga z. Putin, me një zgjerim të fushatës së tij dhe nevojën për të rregulluar strukturën komanduese. Në përgjigje, ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha: “Çdo gjeneral rus duhet të ketë të paktën një mundësi për të dështuar në Ukrainë. Disa mund të kenë fatin të dështojnë dy herë.”
Kush është gjenerali Gerasimov dhe pse është vënë në krye?
Valer Gerasimovi lindi në vitin 1955 në një familje të klasës punëtore në Kazan, kryeqyteti i një rajoni me tatarë etnikë. Në vitet 1970 ai u stërvit për të qenë shofer tankesh dhe u ngrit vazhdimisht nëpër grada.
Ai shërbeu si komandant gjatë luftës në Çeçeni në vitet 2000. I konsideruar si dorë besnike dhe e sigurtë, në vitin 2012 ai u emërua shef i shtabit të përgjithshëm, puna më e lartë në ushtrinë ruse – tre ditë pasi aleati i tij, z. Shoigu, u emërua ministër i mbrojtjes.
Z. Shoigu është mbështetur tek ai që atëherë, për të mbikëqyrur fushatën brutale të Rusisë në Siri në 2015 dhe pushtimin e Krimesë në vitin 2014, duke e përshkruar gjeneralin si “një ushtarak deri në rrënjët e flokëve”.
Jashtë Rusisë Gjenerali Gerasimov është më i njohur për një ese, të shkruar në 2013, në të cilën ai përshkroi një gjendje të luftës hibride moderne duke përdorur metoda subversioni që përfshijnë “masa politike, ekonomike, informative, humanitare dhe të tjera joushtarake” për të plotësuar luftimet tradicionale.
Në atë që më vonë u shpik në mënyrë mashtruese “doktrina Gerasimov”, gjenerali po kritikonte sjelljen e Perëndimit në Lindjen e Mesme në vend që të avokonte një strategji të re për Rusinë.
Por ndikimi i një mendimi të tillë është padyshim i dukshëm në evolucionin e fushatave dezinformuese të Rusisë, duke përfshirë në Ukrainë dhe në mediat ndërkombëtare të financuara nga qeveria, si dhe në ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e huaja.
Ndërsa shefi i shtabit, gjenerali Gerasimov ka urdhëruar ushtrime më të shpeshta ushtarake sesa paraardhësit e tij.
Por si kreu i ushtrisë gjatë luftës në Ukrainë, ai është i lidhur me dështimet e Rusisë. Ai komandon një ushtri të dobët dhe të papajisur, kryesisht nga larg. Një herë ai u pa në frontin pranë qytetit lindor të Izyum, nga ku u evakuua në fillim të majit pas një plage të raportuar me copëza predhash. Rreth kohës së mobilizimit ushtarak “të pjesshëm”, në shtator, gjenerali u përfol se ishte lënë mënjanë. Tani ai ka hyrë sërish në qendër të vëmendjes.
Emërimi i tij mund të jetë nxitur nga një rivalitet në rritje midis institucionit tradicional ushtarak dhe përfaqësuesve të parregullt të Kremlinit. Fushata e gjeneralit Surovikin përqafoi Grupin Wagner të mercenarëve, por udhëheqësi i tij, Yevgeny Prighozin, është bërë gjithnjë e më i hapur në sulmin ndaj krerëve ushtarakë.
Pasi Rusia njoftoi kapjen e plotë të qytetit lindor të Soledarit më 13 janar, Prighozini u ankua se ushtria ruse po merrte borxhin ndaj njerëzve të tij. (Statusi i saktë i Soledar është ende i diskutueshëm.) Grupi Uagner (Wagner) është gjithashtu i ngulitur në betejën për qytetin e afërt të Bakhmut, të cilën, pavarësisht humbjeve në rritje, Rusia është e vendosur ta marrë si pjesë të fushatës së saj për të kontrolluar Donbasin. Pra, emërimi i një njeriu aq të lartë sa gjenerali Gerasimov për të mbikëqyrur ofensivën e ardhshme të Rusisë mund të synojë të rivendosë kontrollin e ushtrisë ruse mbi luftën në Ukrainë dhe, nga ana tjetër, autoritetin e z. Putin mbi të.