Inter fiton Superkupën e Italisë

Interi e ka fituar finalen e Superkupës së Italisë.‘Neruazzurët’ triumfuan me rezultat 0 me 3 ndaj Milanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, duke dominuar ‘Rossonerët’ në çdo aspekt.
Dimarco shënoi golin e parë dhe të avantazhit për Interin, kurse Edin Dzeko dyfishoi shifrat me një gol shumë të bukur.

Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez shënoi golin e tretë dhe vendosi epilogun përfundimtar.

Latest articles

Related articles