Emërohet bordi i ri drejtues i Juventus| 5 drejtorë në krye të detyrës për 3 vjet

Mbledhja e aksinerëvë të Juventusit i ka dhënë dritën jeshile bordit të ri të drejtorëve të kompanisë.

Do të jenë pesë drejtorë dhe ata do të qëndrojnë në detyrë për tre vjet deri në asamblenë, e cila do të miratojë buxhetin për vitin 2025. Bordi i ri përfshin, me rekomandimin e Exor, kompaninë mbajtëse që kontrollon klubin e Juventusit, Gianluca Ferrero si presidenti, Maurizio Scanavino, menaxher i përgjithshëm aktual që do të marrë postin e drejtorit menaxhues, Laura Cappiello, Diego Pistone dhe Fioranna Negri.

Pak çaste më parë, mbledhja e asamblesë u hap nga tashmë ish-presidenti i Juventusit, Agnelli, i cili së bashku me Nedved dhanë lamtumirën nga klubi.

Latest articles

Related articles