Al-Khelaifi ndez merkaton, kapet “mat” në Londër duke takuar Salah


PSG nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri në këtë merkato janari, drejtuesit e klubit francez janë të detyruar të jenë të kujdesshëm për të respektuar rregullat e fair-play financiar, fakt që e konfirmoi edhe trajneri Galtier:

Do të bëjmë blerje vetëm nëse do të ketë largime”, u shpreh trajneri i PSG i pyetur mbi këtë temë.

Pavarësisht deklaratave publike, për të ndezur edhe një herë rrjetin, mjafton një foto e sheikut Al-Khelaifi me Momo Salah. Të dy janë parë në një restorant në Londër, në një tavolinë, kaq ka mjaftuar për të bërë tifozët e PSG të ëndërrojnë për një tjetër afrim të bujshëm.

Në fakt emri i Salah nuk është një risi në Paris, sheiku e kërkoi edhe gjatë verës përpara se Salah të firmoste rinovimin e kontratës me Liverpool. Sigurisht afrimi i sulmuesit egjiptian në janar është thuajse i pamundur, por sipas mediave ky është sondazhi i radhës që Al-Khelaifi bën për Salah. Nëse nga Parisi largohen emra të rëndësishëm gjatë verës, në fund të këtij sezoni, Salah do të kthehej në objektiv kryesor.

Latest articles

Related articles