Tërmeti i rrënoi banesën| “Na ndihmoni”, familja në Klos në qiell të hapur, apel institucioneve.


Katër anëtarët e kësaj familjejes Lika rrezikojnë jetën në një dhomë gati të rrënuar.
Tërmeti i së dielës bëri që Vjollca bashkë me tre fëmijët e saj të përjetonin një tmerr duke qenë se ndërtesa mund t’i zinte brenda. Mes lotësh në sy, Vjollca Lika i bën apel institucioneve ta ndihmojnë me një banesë të re, pasi ajo tashmë është në qiell të hapur si pasojë e shembjes së ndërtesës që kishte kur jetonte me bashkëshortin dhe fëmijët.

Ndërkohë, Shtabi i Mbrojtjes Civile ka ngritur grupet e punës në terren në të gjithë Qarkun Dibër për të verifikuar 180 raportimet e bëra nga banorët e 4 bashkive. Janë 19 grupe gjithsej, tre prej të cilëve nga Instituti i Ndërtimit të Tiranës. Pas konstatimeve do të nisë procesi i vlerësimit të dëmeve.

Latest articles

Related articles