Shtyhet sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin Saimir Tahiri


Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e gjyqit mësohet se është bërë mungesa e avokatit të Tahirit, Maks Haxhia.

Seanca e kaluar që ishte planifikuar të mbahej më 22 dhjetor u shty për shkak të mosprezencës së vetë Tahirit. Tahiri kërkon që t’i njihen ditët e paraburgimit dhe lehtësirat nga qëndrimi atje.

Seanca e planifikuar gjatë vjeshtës së 2022 u shty pasi u kërkua zëvendësimi i gjyqtarit Elis Dine me gjyqtarin Elton Frashëri i cili kërkoi kohën e mjaftueshme për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes.

Kujtojmë se më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Saimir Tahiri me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Tahiri, i dënuar me 3 vite 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, ka zhvendosur përballjen e tij me drejtësinë në gjykatën e Elbasanit, nën juridiksionin e së cilës është burgu i Lushnjës ku ai po vuan dënimin.

Latest articles

Related articles