Rusia do të rrisë numrin e ushtarëve në 1,5 milion

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, njoftoi se numri i ushtarëve në ushtri do të rritet në 1,5 milion.

Gjatë një takimi me zyrtarë të ministrisë, Shoigu tha se do të bëhen ndryshime të mëdha në stafin e ushtrisë nga viti 2023 deri në vitin 2026.

Ai ka theksuar se për të zgjeruar stafin e Forcave të Armatosura Ruse, duhet të kombinohen të gjitha aktivitetet në një plan gjithëpërfshirës dhe të përputhen me kohën e dorëzimit të armëve nga industria e mbrojtjes.

Shoigu deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të rrisë numrin e ushtarë në 1,5 milion.

Garantimi i sigurisë ushtarake të shtetit dhe mbrojtja e rajoneve të reja dhe objekteve kritike të Federatës Ruse është e mundur vetëm duke forcuar komponentët bazë strukturorë të ushtrisë“, tha ministri Shoigu.

Duke thënë se në ushtri do të krijohen 2 zona të reja strategjike ushtarake, të quajtura “Moska dhe Leningrad”, Shoigu tha se në rajonet e reja të Federatës Ruse do të formohen “trupa të vetëmjaftueshme”.

Me vendimin që nënshkroi vitin e kaluar, Putin rriti numrin e ushtarëve në 1.150.623 deri në vitin 2023, me një rritje prej 137 mijë personash.

Latest articles

Related articles