Rithemelimi i Berishës ka heshtur zyrtarisht për vendimet e Bordit të Oligarkëve të Karburanteve që pas 3 javëve pushime u zgjuan me rritje të çmimeve, pavarësisht se lënda kishte pasur rënie në bursa.
Berisha, shefi lëvizjes së Rithemelimit të PD është në hall me këtë çështje sepse 3 antarë të kryesie (2 burra dhe një grua) janë familjarë, aksionerë ose shareholder të bordeve të oligarkëve të karburanteve, pra përfitojnë nga rritja e çmimeve.
Për këtë arsye, opozita e tyre e vërtetë, është opozitë me halle oligarkësh. Nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesit të fitimit të tyre.
Çfarë ndodhi sot?
Hera e fundit që ishte mbledhur Bordi i Transparencës i përket 20 Dhjetorit të vitit të kaluar, por është zgjuar pas rreth 1 muaji dhe është ditën e sotme, jo për t’i ulur, por të rritur çmimin e naftës dhe të benzinës.
Çmimi i naftës është rritur me 9 lekë duke u caktuar që të tregtohet me pakicë me 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Deri më sot tregtohej me pakicë me 199 lekë/litri.
Po ashtu rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, i cili është caktuar që të tregtohet me pakicë 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Deri më sot tregtohej me pakicë me 177 lekë/litri dhe Bordi e ka rritur me 12 lekë litrin.
Kush janë antarët e bordit?