Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, përkujtohet sot në 555 vjetorin e vdekjes. Ai ka hyrë në histori si një gjeneral i madh i kohës dhe strateg i shquar që me një ushtri të vogël mundi të shkatërronte ushtrinë osmane, e cila njihej për një nivel të lartë organizimi.
Skënderbej lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.
Skëndërbeu luftoi për Pavarsinë e Shqipërisë dhe bashkimin politiko-shtetëror të popullit të tij. Mbledhja e Kuvendit të Lezhës nga Gjergj Kastrioti, hodhi bazat e para të krijimit të shtetit të Arbrit.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat arbër. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. U varros në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, po në atë vend ku u mbajt Kuvendi i Lezhës.