Kejvina vazhdon ende të reagojë e revoltuar ndaj situatës me Luzin në shtëpi duke bërë deklarata të forta. Modelja e cila duket në gjendje të rënduar psikologjike ka shpërthyer në lot teksa bërtiste me zë të lartë në mes të shtëpisë se këngëtari është një “mashtrues dhe plehrë”.
Sipas saj Luizi meriton të goditet me shuplakë çdo mëngjes që të ‘zërë mend’. Teksa banorët e tjerë po përpiqeshin ta qetësonin Kejvinën, ajo shprehej se askush nuk i intereson sesi ndihet ajo.
“Mashtrus, plehrë, i neveritshëm, i japin hapsirë televizive këtij… Është i aftë të manipulojë gjithkënd për të arritur qëllimet e tija dhe në fund të thotë ti e ke fajin dhe vijnë dhe më flasin për një shuplakë që i dhashë atij po ai meriton çdo mëngjes nga një shuplakë fytyrës që të zgjohet dhe të kthehet si njeri, ai do shuplaka çdo ditë sepse po përdor dhunën verbal, dhunën verbal dhunën psikologjike sepse ai është dëmi i shoqërisë. Shuplaka harrohet por kjo që të ngel në mendje të ngel ndër vite dhe të përndjek. Është një plehrë, e urrej atë dhe të gjithë njerëzit si ai, ku ma gjetët këtë mashtrus dhe këtu më doli. A i intereson ndonkujt sesi jam unë ndonjëherë”- u shpreh Kejvina.