Ish-deputetit të PS: Vetting pasurie për punonjësit në nivele të larta të administratës deri te ministrat

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se tashmë ka ardhur koha që nivelet e larta të administratës dhe politikanët t’i nënshtrohen vetingut sa i takon pasurisë së tyre.

“Duhet reformë e thellë në administratë e në shtet, duhet që nivelet e larta të administratës të vetohen, pra një sekretar e drejtor i përgjithshëm, një administrator i madh një ministër të vetohet njësoj si gjyqtaret e prokurorët.

Le të vetohen për pasuritë dhe këta unë jam i pari që e pranoj të vetohem pse jo dhe parlamenti sa kohë që e kanë ndarë mendjen që po shkojnë për popullin aty e jo për veten. Ne i kemi strukturat, është e thjeshtë të fillojnë të vetojnë janë nja 300 veta”.

Latest articles

Related articles